Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka pritur në takim ditën e sotme Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip J. Kosnett. Mësohet se në takimin e kryer është diskutuar për situatën politike në Kosovë, si dhe për menaxhimin e pandemisë nga autoritetet kosovare, pas rritjes së shifrave në ditët e fundit.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë:

Ambasadori Minxhozi priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Sh. T. Z. Philip J. Kosnett. Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës politike në vend, si dhe lidhur me manaxhimin e situatës pandemike nga autoritetet kosovare.