Ambasadorja Yuri Kim ka folur me superlativa për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion.Diplomatja e SHBA i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri por ka treguar vullnet.

“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri. Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA dhe kërkoi nga të pranishmit të duartrokisnin ministren. Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.

“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim. Nje “thum” me sa duket per Presidentin Ilir Meta, i cili ka kercenuar qeverine, kryeministrin dhe ambasadoret se do te beje te paberen nese nuk realizohen qellimet e tij!