Rezultati i sfidës midis Donald Trump dhe Joe Biden, kini besim, nuk e dinë as gurutë, që mezi e fshehin tifozllëkun e tyre. Di në fakt se Amerika e shekullit të XXI do të ndryshojë fytyrë, pasion, fe, moshë, identitet dhe, tash e prapa, do të zgjedhë atë që do të dijë ta përfaqësojë më mirë në identitetet e saj kaotike, të pakapshme dhe shpesh në armiqësi midis tyre.
Nga Gianni Riotta*
Kur të lexoni këtë artikull do të ketë vetëm pak ditë nga vota në Shtetet e Bashkuara midis Presidentit republikan Donald Trump dhe sfidantit të tij, ish Zëvendëspresidentit demokrat Joe Biden. Tashmë dini gjithçka për të dy, të kalurarën e Trump si ndërtues në Manhattan, 3 gratë, akuzat se është shumë mik me Putin, të kaluarën si senator dhe zëvendës i Obama të Biden, gruan e vde kur në një incident rrugor me vajzën e vogël, akuzat ndaj të birit Hunter se është shumë mik me oligarkët ukrainas.
Keni lexuar, midis rreshtave, artikujt që ju shpjegojnë se sondazhet e kanë gabim, ashtu si në 2016, gjithsesi do të fitojë Trump, dhe artikujt e tjerë, që po me aq qartësi, ju kanë sqaruar se avantazhi i Biden është dyfishi i atij të Hillary Clinton katër vite më parë dhe se, kështu, do të fitojë ai. Keni dëgjuar paprerë se vlen Kolegji Elektoral jo vota kombëtare, 538 pikët në lojë në 50 shtete dhe Washington DC, shumica 270, gurut ju kanë sqaruar se dhuna e manifestimeve për të drejtat civile të çon në klimën Ligj dhe Rend të 1968 me Richard Nixon, se presidentët zakonisht rizgjidhen dhe se i fundit që nuk është rizgjedhur ka qenë demokrati Jimmy Carter, i mundur nga i madhi Ronald Reagan më 1980 (dhe kësaj radhe gurut janë ndarë më dysh për t’ia futur krejt kot, pasi presidenti i fundit që nuk është rizgjedhur ka qenë republikani Bush baba, i mundur nga Bill Clinton më 1992, u ndodh edhe guruve më të mirë që të mos e kenë as idenë më të vogël për atë çka thonë…).
Mirë: i keni dëgjuar tashmë të gjitha dhe gjëja e vetme që ju intereson nga këtu deri më 3 nëntor është: kush fiton në Amerikë, na e thoni dhe daarkojmë përpara orës 18. Ky artikull do të provojë që, duke mos e ditur se kush fiton pasi autori nuk është guru, bile as edhe – ahimè – paraguru, t’u shpjegojë se në çfarë pike ndodhemi në garën për Shtëpinë e Bardhë, cilat Amerika po përballen dhe me çfarë shansesh për fitore. Por parasëgjithash le të fillojmë të trajtojmë një prej pohimeve më të shpeshta në debatin e këtyre ditëve të fundit elektorale: Ah Ah, flisni flisni, por sondazhet në 2016 nuk e kanë gjetur, qenë të gabuara, Trump ka fituar, populli i ka poshtëruar ekspertët (është e rëndësishme që pohimi të paraprihet nga gulçima Ah Ah, përndryshe nuk funksionon, as nëpër talk shoë, as në barin e vogël të lagjes).
Është vërtet kështu? Sondazhet “kanë gabuar” më 2016 dhe, për pasojë, nuk duhet t’u besojmë as sot, duke preferuar të llogarisimim me nuhatjen e guruve, gafat e Biden dhe hapat false të Trump? Ta shohim. Dy ditë para votimeve të 2016, sipas një rindërtimi të sondazheve të sajtit Five Thirty Eight Dhrumil Mehta, të vërtetuara nga kërkimet e bëra prej Datalab Luiss dhe nga G. Elliott Morris, shefi i Data Journalism në të përjavshmen “The Economist”, një sondazh Marist i jepte kandidates demokrate, ish Sekretares së Shtetit dhe First Lady Hillary Clinton, një avantazh prej 2% në votime. Dhe sondazhistët e Marist mund të jenë krenarë, pasi faktikisht me 65853514 milion vota, baraz me 48.2%, kundrejt 62984828 milion vota, 46.1%, Clinton fitoi votën popullore me 2.1%, siç edhe parashikohej.
Ama, natyrisht, në Britaninë e Madhe me vendin e vetëm ku parlamentari fitues merr gjithçka, në Francë me dy raundëshin dhe në Itali me ligjet elektorale që arrijmë t’i ndryshojmë vit pas viti, sondazhet duhet të jenë më të pantografuar mbi sistemin në fuqi dhe në Shtetet e Bashkuara vota absolute e Hillary Clinton, e parashikuar me saktësi nga shumë institute, duhej riprodhuar në shtete dhe në Kolegjin Elektoral kombëtar. Këtu, këmbëngul Mehta, i mbiquajtur “Doktor Sondazhi”, gjërat komplikohen dhe pavarësisht se shumë sondazhe qenë tejet optimiste për Clinton mesatarja e të nxjerrave, domethënë krahasimi mestar midis të gjitha sondazheve, udhëhiqte me një +2% të saktë për demokratët dhe, faktikisht, mesatarja e sondazheve i ka shkuar shumë afër së vërtetës të votimebbe në 2000, Bush – Gore, 2004, Bush – Kerry, 2008, Obama – McCain, 2012, Obama – Romney. Duke kaluar tek shtetet, marzhi i gabimit rritet, shpesh nga 3% kombëtar në 5%, të nxjerrat janë më konfuze, jo të gjithë kampionët e taruar ad hoc. Rezultati, një gabim mesatar më i lartë nga marzhi i parashikuar, 5.4, që i ka ngatërruar të dhënat.
Arsyeja e gabimit? Të pavendosurit qenë në realitet të vendosur të votonin për Trump, por edhe të mos ua thonin intervistuesve dhe, arësyeja e dytë, kampionët qenë të taruar me kujdes për nga mosha, etnia, gjinia, shtresa, besimi fetar, por jo për nga niveli i arsimimit dhe diferenca reale e zgjedhjeve të 2016 ka qenë pikërisht ajo midis votuesve meshkuj të bardhë me diplomë shkolle të mesme dhe atyre me diplomë. Prej 8188027 qytetarëve që në 2012 kanë votuar për Barack Obama dhe, 4 vite më vonë, kanë zgjedhur Trump, pjesa më e madhe e qenë meshkuj të bardhë jo të diiplomuar, të cilët kampionët nuk i patën “peshuar” sa duhet. Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të ri, shoqëritë ndryshojnë, përfshi teknologjinë dhe midis sondazheve dhe opinioneve nxitimi është i përjetshëm, me vonesa periodike.
Pas zgjedhjeve të fituara më 1948, Presidenti demokrat Harry Truman u shfaq në një foto historike, duke shpalosur i buzëqeshur faqen e parë e së përditshmes “Chicago Tribune” me titullin e madh “Dewey defeats Truman”, Dewey mund Truman, pavarësisht se kandidati republikan Dewey ishte mundur. Dhe gjatë gjithë së martës së votimeve të 2004 exit polls dhanë për fitues senatorin demokrat Kerry kundër Presidentit republikan Bush, duke e nxitur të përditshmen “Il Manifesto” në të njëjtin gabim si të “Chicago Tribune” me titullin “Good Morning America” dhe foton e një Kerry që festonte. Të dyja gafat janë të lidhura me teknologjinë e re, sondazhi pasvotë i “Chicago Tribune” u krye me telefon dhe shumë votues demokratë, punëtorë e fshatarë, nuk e kishin akoma një të tillë në shtëpi, ndërsa më 2004 exit polls shpesh qenë bërë online, folën të parët “Washington Post” dhe “Corriere della Sera”, por Karl Rove, këshilltari dinak i Bushit të ri, mobilizoi mijëra evangjelistë, fshehurazi radar web, duke i përmbysur sondazhet.
Në 2016 fitorja e Trump, shumë në fije të perit, në Michigan kaloi me 1/5 e 1%, për t’u kapur nga një sondazh, dhe, një javë përpara zgjedhjeve, sajti Five Thirty Eight e fotografonte realitetin me saktësi të mjaftueshme, duke i dhënë Hillary Clinton 71.4% mundësi fitoreje, kundrejt 28.6% të dhënë Donald Trump. Tani shikoni, këtu gurut televizivë nxjerrin klasiken “Ah Ah! Sondazhet gaboheshin!”, ama për të dalluar gurun nga paraguru, do të duhet të arësyetoni se çfarë do të thotë 71% shanse kundrejt 29% (duke i rrumbullakësuar +0,5 -0,5). Do të thotë se mesatarja e sondazheve i jepte Trump mbi ¼ e shanseve për fitore, në terma statistikorë një element goxha i qëndrueshëm. Do të hipnit në një avion që ka ¼ shanse që të rrëzohet? Dhe nëqoftëse do t’u servirja duke qeshur një kuti me bombone, duke ju ftuar me zë të ëmbël: “Të dashur, ja ku keni 100 ëmbëlsira, 71 janë të shijshme, mmmm, fatkeqësisht 29 prej tyre kanë nga një injektim me cianur dhe, me t’i kafshuar, ju lënë në vend”, do t’i provonit apo do të largoheshit nga thembra majat? Për jetën tonë 29% na duket mallkim fatal, kur se në politikë, ah ah!, pëërqindje qesharake, shih numrat e Pew Research.
Sot mesatarja e sondazheve është shumë ndryshe nga 2016 dhe i jep Joe Biden dhe Donald Trump një peshë specifike shumë më të spikatur. Sondazhet kombëtare e tregojnë Biden në 52%, kundrejt Trump në 42.9%, distancë që një javë përpara zgjedhjeve dhe me një rekord votash tashmë të hedhura, me postë ose personalisht “early voting”, (9 ditë nga zgjedhjet, më shumë amerikanë kanë votuar me postë nga ata që nuk kishin votuar kështu më 2016) do të jetë vështirë për të kapur. Dhe për sa i përket shanseve të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë 28.6% i konsiderueshëm i Trump debutues është rudhur në një 12% më të vockël, ndërsa Biden merr një 87% të fortë. Duke parë se tashmë edhe ju jeni guru aspirues, përpara se të lëshoheni në gulçimën tuaj Ah, Ah, llogarisni se në shkallë shtetërore këto numra përkthehen në 193.2 vota në Kolegjin Elektoral për Trump, kundrejt 344.8 për Biden, kur mazhoranca e dini se është 270. Mos gulçoni Ah, Ah, atëhere ka fituar Biden, kujton avionin me 12% mundësi dhe kutinë me 12 çokollata nga 100 vdekjeprurëse, 12% është më i vogël se 87%, por aspak afër 0. Trump është mbrapa, por në garë. Numra të ngjashëm nga data journalist Morris i The Economist.
Për më tepër, votojmë në pandemi, Irani dhe Rusia infiltrojnë në listat elektorale amerikane si thika në gjalpë, surprizat nuk mungojnë, sipas Nate Cohn, sondazhist i New York Times, kulmet Covid nëpër rajone ndihmojnë Biden, por gara mbetet e hapur. Mbajeni mirë në mendje, nuk do të jenë as batutat e Trump tip “Kamala Harris është një përbindësh” kundër senatores demokrate kandidate për zëvendëspresidente, as kritikat e Biden ndaj industrisë petrolifere për t’u reformuar ato që do arrijnë të ndryshojnë opinionin e pak të pasigurtëve të mbetur. Janë dy ide Amerikash të ndryshme, njëra e mbyllur, tjetra e hapur, njëra nacionaliste, tjetra multilaterale, njëra konservatore, tjetra liberale, që përballen dhe nuk vlejnë gafat apo sulmet. Peshojnë kultura, politika, identitete të thella, fe, ekonomi.
Ndërsa gurut përplasen nëpër televizione dhe online për Wisconsin, Pennsylvania e Michigan, tri shtete që Clinton i humbi prej mendjemadhësisë, as nuk bëri fushatë, as nuk i la bashkëshortit Bill kohë që ta bënte, ju shikoni nga Ohio, Texas, Florida dhe Georgia, që Trump do të duhej t’i fitonte me lehtësi dhe që në fakt janë aty për aty. Në Texas demockratëët nuk fitojnë nga Jimmy Carter 1976, në Georgia nga Bill Clinton 1992. Megjithatë, ja thelbi i lojës, në ras se edhe kësaj radhe Trump do të fitonte prej pirshjes së kufjes me 12% e tij, revolucioni demokrafik e kulturor që ngërthen Shtetet e Bashkuara nxit një ripozicionim historik të elektoratit. Kushdo që do të ulet në skrivaninë e Sallës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, e ndërtuar me drunjtë e anijes arktike “Resolute”, dhuratë e Mbretëreshës Viktoria 140 vjet më parë, nga janari 2021 deri në janarin 2025, do të shikojë të dy partitë të nënshtruar një ripërpunimi të thellë politik, jo kot.
Të rinjtë që tashmë kanë votuar, 18 – 29 vjeçarë, në përqindje, më shumë se 29% karshi 2016, me kulme prej +121% në Michigan dhe +40 në Texas, kryesisht demokratë. Gratë, të bardha dhe jo, kalojnë nga demokratët, ashtu si të moshuarit mbi 65 vjeçarë, të frikësuar nga Covid, Trump shpreson tek meshkujt e bardhë besnikë pa diplomë, tek një rritje midis afroamerikanëve e hispanikëve dhe mbi bazën militante republikane, që përpara valës kërcënuese blu të demokratëve të shkojë masivisht në qendrat e votimit, të padukshëm nga sondazhet ashtu si evangjelistët e Karl Rove 2004.
Kështu që nuk e di, shpresoj të mos ju zhgënjej, kush do ta fitojë presidencën, por, kini besim, nuk e dinë as gurutë, që mezi e fshehin tifozllëkun. Por këto janë pozicionet në lojë dhe do të shikojmë, me qetësi, se çfarë do të ndodhë. Di në fakt se Amerika e shekullit të XXI do të ndrzshojë fytyrë, pasion, fe, identitet dhe, tash e prapa, do të zgjedhë gjithmonë atë që do të dijë më mirë ta përfaqësojë në identitetet e saj kaotike, të pakapshme dhe shpesh të kundërta midis tyre. Brenda pak vitesg as Partia Demokrate, as ajo Republikane nuk do të ngjajnë me formacionet e Roosevelt dhe Obama, të Nixon dhe Reagan që i njihnim mirë, duke absorbuar kështu doza masive socializmi dhe populizmi, duke shikuar nga tregu dhe kapitalizmi me sy të rinj. Për t’u kuptuar, ky revolucion i mrekullueshëm kërkon thjeshtësi, pasion e arësye, jo gulçima Ah Ah dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe sepse shpejt, shumë shpejt, këmbana e ndryshimit radikal nga Uashingtoni do të zbresë në kryeqytetet europiane.