Nga Mero Baze/ Lulzim Basha ka një mall lkim, që del zbuluar, sa herë tenton të bëjë zgjedhje në parti. Sot një gazetar investigativ i “Fiks Fare”, i infiltruar si votues i parregjistruar i Partisë Demokratike, arriti të votojë në katër qendra votimi brenda ditës në Tiranë. Sigurisht që përtoi, se mund të votonte në të gjitha dhe sa herë të donte. Nuk i duhej as rregjistrimi si anëtar partie, as karta e anëtarësisë, biles as karta e identitetit.
Procesi i vetëquajtur transparent, që në fakt përfundoi në komedi, pasi shërbeu vetëm për të ndë shkuar Klevis Balliun, duket që ka qenë tërësisht formal dhe pa asnjë standart. Në fakt, nuk është se janë më mirë dhe partitë e tjera, kur vjen fjala për votimet brenda partisë, por ruajnë së paku një standart formal për të mos fyer mundimin e atyre që dalin të votojnë.Lulzim Basha prej ditës që ka marrë në dorë atë parti, e ka përçudnuar vlerën e votës së çdo anëtari, duke e manipuluar atë në mënyrë flagrante. Në përballjen e tij të parë me Sokol Olldashin, atij nuk i mjaftoi Berisha në krah, që kërcënonte zyrtarë të Partisë Demokratike të mos përkrahnin Olldashin, por bëri dhe fletët e votimit me numër rendor, që të identifikohej vota.
Kjo e detyroi Olldashin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Unë votova me fletë votimi nr….”, duke cituar numrin rendor të saj, për t’u treguar të gjithëve se nuk kishte votim të fshehtë. Pasi përdhosi procesin e parë të votimit, vijoi më tej me rregjistrimet që dolën në votimet e 2017 në Korçë, ku një njeri votonte 20 herë.Rivali i tij në garë, Eduard Selami, e denoncoi manipulimin flagrant të votimit në çdo degë, por Basha e garantoi se këto parregullsi do korrigjoheshin dhe autorët do ndëshkoheshin. Në fakt, autorët u shpërblyen dhe parregullsitë u kthyen në sistem. Biles për ironi të fatit, Berisha i ka kërkuar privatisht Selamit të “mos tërhiqet nga denoncimi i manipulimit”, si për t’i treguar që ai nuk e përkrah standartin e vje dhjes së votave nga Luli.
Tani ky rasti i bërë publik sonte, tregon se votimet në PD janë thjesht një ritual pa rregulla, pa standart dhe shërbejnë vetëm si farsë. Një njeri që voton sa herë të dojë dhe ku të dojë, pa asnjë pengesë, tregon qartë se Basha i ka proceset e votimit brenda partisë, si procese linçimi, për të hequr qafe ata që nuk do, përmes “votës” së demokratëve. Dhe të mendosh që gjithë këtë mundim e ka bërë për të hequr qafe Klevis Balliun është pak tepërim. Tepërim më i madh pastaj është kur ky akuzon të tjerët që nuk bëjnë zgjedhje dhe i vjedhin vota. Këtij që vetëm zgjedhje nuk ka bërë ndonjëherë.