Si sot, gjashtë vite më parë, Kombëtarja shqiptare do përjetonte një nga momentet e rëndësishme historike që mbahet mend nga të gjithë. Mbi qiellin e Beogradit në Serbi fluturoi droni me simbolet kombëtare shqiptare. Në 14/10/2014 luhej sfida kualifikuese e EURO 16 mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku 30 mijë serbë këndonin në kor kundër shqiptarëve.
Këtë moment e ka kujtuar sot edhe ish-mbrojtësi kuqezi, Andi Lila. Tanimë në krye të Sindikatës së Futbollistëve dhe një nga kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, Lilës duket se ia ka mendjen te fushata zgjedhore. Ai ka ngatërruar datën e ngjarjeve të Beogradit. Në postimin në rrjetet sociale, Lila thekson se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, çka nuk është e vërtetë. “Mos ma prek flamurin”, shkruan Lila duke postuar edhe dy foto nga ngjarjet në Serbi.