Tiranë, 14 Tetor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video mesazh për qytetarët duke u bërë apel për të mbajtur maskën. “Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër”, apelon Manastirliu.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim që duke filluar nga dita e enjte, 15 Tetor mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme edhe në të gjitha ambientet e hapura jashtë shtëpisë. Ndërkohë që është hartuar edhe udhëzuesi për rastet përjashtimore kur maska nuk mund të mbahet dhe do të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme për të gjithë qytetarët.

Postimi i Ministres Manastriliu: #COVID19 Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër. Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit. Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin! #BASHKË