Ministrja e Financave Anila Denaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj thekson se është bërë një një hap përpara, duke miratuar në Parlament ndryshimet në ligjin për TVSH-në, për reduktimine shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6% për investimet në infrastrukturën sportive.
POSTIMI I PLOTË I ANILA DENAJ.
? Zhvilluam këtë javë takimin e parë me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit.⚽️
Me Znj. Milva Ekonomi, Z. Ylli dhe Z. Libohova diskutuam bashkarisht? kërkesat e Ligës së Futbollit dhe propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Në vijim të kësaj tryeze të parë të përbashkët do të ndjekim diskutimet teknike, me synimin për të arritur së shpejti një dakordësi.
?Edhe këtë javë, bëmë një hap përpara, duke miratuar në Parlament ndryshimet në ligjin për TVSH-në, për reduktimin⬇️ e shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6% për investimet në infrastrukturën sportive.⛹️♀️
#PërSportinqëDuam✔