Luis Enrique, trajneri i Spanjës, është duke u munduar ta largojë presionin nga 17 vjeçari, Ansu Fati. Talenti i Barcelonës ka shkëlqyer në dy takimet e para në La Liga duke shënuar tre gola. Ai shihet si pasardhësi i Lionel Messit, kur ky i fundit t’i varë atletet.
Sido që të jetë, Enrique është duke u munduar që të largojë presionin nga 17-vjeçari nga i cili si Spanja ashtu edhe Barcelona presin shumë. “Ansu Fati pasardhës i Messi? E shoh Ansun pasardhës të Ansu”, u përgjigj Enrique.
I pyetur nëse ka fri kë se mos Fati mund të gabojë dhe të digjet si lojtar, ai shtoi: “Nuk kam aspak frikë që gjërat për Ansu Fati po shkojnë shumë shpejt”. “Do të mundohemi të kujdesemi për të”.