Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë, vetëm pak ditë më parë.
Arbana dhe partneri i saj, Eduart Grishaj e pagëzuan vogëlushin me emrin e veçantë Diell. Së fundmi moderatorja ndau me ndjekësit në ‘Instagram’ dhe një moment të veçantë, kur djali i madh Jon ka takuar për herë të parë vogëlushin.
“Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”, shkruan moderatorja bashkangjitur postimit.