Ish Kryeministri, Sali Berisha

Plazhet e dëmtuara të Italisë kanë sjellë rrënimin e turizmit e sidomos në zonën e Leçes, ku plazhet kanë mbetur pa rërë. Italia është e uritur për rërë dhe mesa duket shpëtimin ka dashur që ta gjejë tek fqinji i saj, Shqipëria. Gazeta britanike “The Independent” botoi një reportazh në vitin 2008 në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e rërës nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve të Leçes.

Sipas saj, ishte pikërisht viti 2008, kur Berisha bëri një marrëveshje të fshehtë për t’i shitur Italisë rërën e Durrësit, lajm që u denoncua në atë kohë edhe në mediat ndërkombëtare. Sipas gazetës, tentativa e kryeministrit Sali Berisha për arritjen e kësaj marrëveshjeje dështoi, pasi skandali u bllokua nga socialistët në parlament.

Zv.kryebashkiakja e Puljas në vitin 2008, Adriana Poli Bortone donte të shpëtonte plazhin e San Cataldos në Leçe të Puljas. Sipas gazetës së njohur, ambientalizmi nuk ishte i njohur në Shqipëri kur i dha ndihmë Korfuzit në vitin1990, ndërsa sot është në fuqi. Top chanel/