Kryeministri Kosovës Avdullah Hoti bashkë me ministrat nisen me autobus drejt Shqipërisë. Hoti, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëton me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë,” – ka shkruar Hoti.