Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë se në 8 vite qeverisje, PS ka bërë 10 herë më shumë legalizime se gjatë qeverisjes së PD.
Nuk e fsheh që Kuvendi i Shqipëirsë dhe opozita parlamentare kanë dhënë kontributin e tyre në detyrat e tyre. Meqënëse Murrizi për planifikimin e zhvillimin e territorit u mundua të kritikonte dy qeverisjet. Në qeverinë e Saliut, në Shqipëri u legalizuan 21 mijë ndërtesa. Në 7 vite të qeverisjes tonë, ne kemi bërë plot 10 herë më shumë. 210 mijë legalizime. Ajo që ka bërë PS është, jo vetëm që ndryshuam ligjin ku në ligjin e Saliut nëse nuk u legalizohej banesa, ajo u shembej pa asnjë lloj dëmshpërblimi. Me qeverinë socialiste ne kemi garantuar se nëse nuk legalizohej ndërtesa sepse është ndërtuar tek ura e trenit poshtë kabinës së energjisë elektrike, ne i kemi dhënë mundësi – tha Balla.