Pas deklaratës së ashpër të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela pak ditë më parë, se qyteti i Elbasanit po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, ai që ka bërë oponencën e kësaj deklarate sot ishte vetë Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Teksa përshëndeti zbardhjen e ngjarjes një ditë më parë ku mbeti i ekzekutuar Bujar Cela, Balla tha se Elbasani nuk është si Sicilia, sikurse duan ta etiketojnë. I pyetur nga media se kush kishte të drejtë për situatën e krimit në Elbasan ai apo kryeprokurori, Balla u shpreh se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe se ai përshëndet zbardhjen e një sërë ngjarjesh nga organet kompetente dhe se në Elbasan nuk ka të paprekshëm para forcës së ligjit, ndërsa paralajmëroi goditje të tjera të bujshme.

Dje Policia e Elbasanit dokumentoi një tjetër akt të rëndë kriminal në Elbasan. Policia ka detyrë të parandalojë ngjarjet dhe ti zbardhë ato nëse ndodhin. LSI në Elbasan nuk ka më, tha Balla. Nga Elbasani drejtuesi politik i PS komentoi edhe zhvillimet e fundit në politikë, konkretisht luftën e vazhdueshme me LSI dhe Presidentin Meta. Ka qenë një strukturë, e cila ishte e mbartur për arye që lidhen me marrëdhënien e LSI me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk egziston. Për fat të keq ne sot kemi një President Republike që nuk përfaqëson unitetin e vendit. E nxisim Metën të qartësojë pozicionin e tij. Nese është ai kryetar i LSI apo Monika.Meta të sqarojë është Lulzim Basha Kryetar i Opozitës apo është Ilir Meta? Duam të dimë kush është kandidati i opozitës për kreun e opozitës, tha Balla.