Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët edhe në lidhje me skualifikimin e Klevis Balliut, nga lista e kandidatëve të PD-së në Pogradec. Në një prononcim për mediat, Basha siguroi se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së. Më tej, Basha la të kuptohet se ai nuk është përjashtuar nga PD, dhe se do marrë shpërblimin e tij kur ai të bëhet kryeministër. Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër, tha Basha. Pra, sipas asaj që deklaron Basha, nesër Klevis Balliun mund ta bëjë edhe ministër, apo edhe zv.ministër, edhe pse është i padëshirueshëm nga vetë përkrahësit e partisë.