Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës se ai gaboi në 2017-ën kur hoqi nga lista demokratë të vjetër si Jozefina Topalli e cila tanime po themelon levizjen e saj, e sulmoi ate duke thene se nuk ka asnjë parti të re të dalë nga kjo parti (PD). Në një konferencë për mediat, lideri i opozitës tha se ka vetëm parti të krijuara nga kryeministri Edi Rama. “S’ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë. Madje kjo e tregon se sa i pashpresë është.”, -tha Basha.