Kryetari i PD, Lulzim Basha dihet që nuk i ka mirë punët me numrat dhe aritmetikën dhe gafës së famshme me shumëzimin 7×7=42, i shtohet sot edhe një tjetër gjatë një bisede që pati me taksistët që operojnë në kryeqytet. Por, teksa drejtuesit e taksive prisnin prej tij ndonjë program, kreu demokrat lëshoi mufkën e radhës. Si ish kryetar i bashkisë së Tiranës, Basha duhet ta dinte numrin e taksive që operojnë në Tiranë, por me sa duket u desh ndërhyrja e një taksisti për ta korrigjuar. Me sa duket, kreu i PD as nuk ia ka idenë se sa taksi operojnë në Tiranë, e jo më t’i ndihmojë ata.
Biseda: Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën. Taksisti: Taksi? Basha: Po. Taksisti: 1500-1400 janë, bashkë me kompanitë.