Deputeti i Partisë Socialiste, Elio Hysko ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Fax News’ ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratat e Partisë Demokratike në lidhje me biznesin e vogël. Një pjesë nga intervista, Hysko e ka titulluar “Një minutë për zotin Basha dhe Biznesin e vogël”, deputeti e ka shpërndarë për ndjekësit qytetarët në rrjetet sociale.

Duke treguar rastet e blofeve të Bashës Hysko është shprehur se “Zoti Basha bie në kundërshtim me çfarë publikon në rrjetet e tij. Mjafton të shikoni çfarë i thonë qytetarët në transmetimet LIVE të pregatitura nga zyrat e shtypit të PD, dhe çfarë thotë vetë Basha. “Basha thotë nuk janë ulur taksat, biznesi i vogël i thotë nuk ka taksa, ai thotë nuk është hequr TVSH-ja, biznesi i vogël thotë se është hequr TVSH-ja” shprehet Hysko.

Vlejnë për tu kujtuar videot dhe momentet e shumta të cilat janë bërë virale edhe në rrjet ku fare hapur Lulzim Basha është “ngatërruar me këmbët e tij” dhe është kthyer në personazh komik.”Lexo.al/