U mbyllën ndeshjet e pretendentëve të Bundesligës. Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Koln, ndërsa Borussia Dortmund mposhti me rezultatin 0-2 ekipin e Arminia Beifeld.

Kampionët e Gjermanisë nuk dominuan në transfertë, por morën 3 pikë. Ata realizuan golin e parë me anë të Muller që ktheu në gol një penallti, ndërsa pjesa e parë u mbyll 0-2. Gnabry realizoi në të 45’+1′ me një lëvizje individuale mjaft të mirë. Koln reagoi në 45 minutat e dyta, por vetëm dërgoi topin në rrjetë për 1-2. Drexler çoi topin në rrjetë për 1-2.

Dortmundi nga krahu tjetër mposhti me rezultatin 0-2 ekipin e Arminia Biefeldit. Sulmi nuk ishte në formë, por Hummels mendoi për të zgjidhur rezultatin. Mbrojtësi realizoi dy gola për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Werder Bremeni barazoi 1-1 në fushën e Frankfurtit. Rashica u rikthye në fushë, por hyri si zëvendësues në fushë. Në ndeshjen tjetër, Augsburgu fitoi 3-1 ndaj Mainz.