Në një lidhje skype për Ora News meteorologia Adiola Bani ka parashikuar sesi do të jetë moti në ditët në vijim dhe si do e mbyllim muajin tetor.
Bami bën të ditur se na pret një fundjavë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë teritorin shqiptar. Reshjet e shiut sipas meteorologes do të vazhdojnë edhe gjatë javës në vijim.
“Dita e sotme do të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Duke filluar nga orët e natës sot dhe kryesisht dita e shtunë do të kemi vranësira të shpeshta. Mbrëmja e së shtunës dhe dita e dielë do të paraqiten me vranësira tëdendura dhe herë pas here do të kemi reshje shiu dhe e gjithë dita e dielë do të mbetet me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu në territorin shqiptar. Mbrëmja e së dielës do të sjellë përmirësim të kushteve te motit, por përsëri e hëna mbetet me prezencë dhe reshjeve të pakëta dhe të izoluara shiu.
Do të jetë tipike e vjeshtë. Do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Më të fokusuara reshjet do të jenë gjatë ditës së martë kur presim reshje me intesitet mesatar, por përsëri e mërkura dhe në vijim do të paraqitet me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të pakëta të shiut.“
Sa i përket temperaturave gjatë ditëve në vijim presim një rënie të tyre duke bërë që vlerat termike të arrijnë deri në 19 gradë celsius
“Sa i përket temperaturave të ajrit, përjashtuar kjo javë që vlera e mëngjesit kanë qenë tipike të tetorit. Mesdita ka patur temperatura të larta me vlera 23-24 gradë celsius. Duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim presim rënie të temperaturave duke bërë që të kemi vlera tipike të muajit tetor 21-22 gradë celsius. Java që do të vijë do të sjellë vlera 19-20 gradë celisus.“