Eksperti i sigurisë informatike, Victor Gevers, ka arritur të futet në llogarinë e Donald Trump në “Twitter”duke ndjekur mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Sipas Gevers, presidenti Trump ka përdorur një fjalëkalim shumë të thjeshtë për llogarinë e tij me 87 milion ndjekës. Passwordi i llogarisë ishtë “MAGA2020!”, pra slogani i fushatës elektorali të Trump.

Grevers ka arritur të thyejë sigurinë e presidentit edhe 4 vite më parë duke përdorur fjalëkalimin “You are fired”, e cila ishte fraza e preferuar e Trump në kohën që ishte pjesë e spektaklit televiziv “The Apprentice”. 44-vjeçari hollandez e ka parajamëruar shpesh shërbimin sekret dhe FBI-në për lehëtësinë e thyerjes së llogarisë së personit më të fuqishëm në botë , por ata nuk e kanë dëgjuar. Hakeri tregoi për median hollandeze De Volkskrant se “Prisja të bllokohesha pasi dështova në gjetjen e fjalëkalimit më shumë se 4 herë, por kjo nuk ndodhi.”