Cardi B ka festuar dje 28-vjetorin e lindjes. Ajo që u komentua më shumë në festën e saj në Las Vegas ishte puthja e papritur me bashkëshortin që i bëri të gjithë të dyshojnë se divorci mes tyre ishte fals dhe çdo gjë u organizua për publicitet. Ndërkohë, gjëja e dytë më e komentuar ishte fustani i saj i veçantë që e bëri të dukej si një perandore egjiptiane, që në fakt është veshur për herë të parë nga modelja Oriola Marashi para 1 muaji.
Fustani i përket stilistes shqiptare Lena Berisha, si pjesë e koleksionit të saj të ri të quajtur “Prestige”. Lena është surprizuar nga zgjedhja e reperes dhe e ka ripostuar foton e Cardi B në InstaStory. Kjo nuk është hera e parë që Cardi B preferon të zgjedhë një stiliste shqiptare për veshjet e eventeve të rëndësishme pasi të njejtën gjë ka bërë edhe gjatë ceremonive të rëndësishme të “MTV”.