Ilirjan Celibashi mori sot zyrtarisht detyrën si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në një prononcim për medie ai ka thënë se do të punojë me paanshmëri e transparencë dhe se KQZ do të krijojë besim te qytetarët.

“Koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit të jenë po kaq të rëndësishme. KQZ ka një përbërje profesionistësh që do të krijojë besim te qytetarët.

Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët.

Ka pak kohë por s’jemi këtu për t’u justifikuar pëor për të bërë gjithçka që mund të bjëmë. Do t’ja dalim me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve”, tha ai.