Dashi Marrëdhëniet tuaja nuk duken të tensionuara me nisjen e javës së re dhe kjo është diçka e mirë, por nëse doni që gjërat të qëndrojnë në këtë mënyrë, përpiquni të mos bëni komente që mund të mërzisin të tjerët.
Demi Pa marrë parasysh me kë keni pasur zënka javët e fundit, punët mund t’i rregulloni sërish. Lidhja e nesërme e Venusit me Neptunin do ju ndihmojë të fokusoheni në gjërat që ju keni të përbashkëta.
Binjakët Bëni çfarë ndjeni se duhet të bëni nesër dhe mos humbni gjumin duke menduar pasojat. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë, e siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, asgjë nuk do të shkojë aq keq sa druheni.
Gaforrja Fuqia juaj e vetëdisiplinës është testuar ditët e fundit dhe lajmi i mirë është se ia keni dalë me sukses. Tani duhet t’u tregoni njerëzve të tjerë si të qëndrojnë të qetë dhe të mos humbin kontrollin.
Luani Ka pasur shumë drama në jetën tuaj të vonë. Ditë tepër të mira do të vijnë, por akoma nuk ka ardhur koha e duhur.
Virgjëresha Venusi, planeti i dashurisë, do ju ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies tuaj që është përkeqësuar javët e fundit. E rëndësishme është që të dy duhet të qetësoheni.
Peshorja Lidhja e Venusit me Neptunin do të bëjë që ta keni të vështirë të arrini tek njerëzit që kanë vërtetë nevojë për një dorë ndihme. Mos jini shumë përzgjedhës në zgjedhjen e personave që doni të ndihmoni.
Akrepi Të gjithë kanë frikë dhe ankthe, kështu që mos mendoni se jeni i çuditshëm ngaqë druheni se çfarë mund të sjellë e ardhmja. Gjithmonë duhet të keni një objektiv dhe gjithmonë lëvizni në drejtim të tij, hap pas hapi.
Shigjetari Është tepër e rëndësishme të ruani pozitivitetin tuaj nesër, veçanërisht nëse jeni i
përfshirë në situata ku të gjithë duhet të japin shumë për të arritur suksesin.
Bricjapi Një mundësi për të përmirësuar statusin tuaj do të shfaqet para jush papritur. Duhet të bëni maksimumin ta shfrytëzoni pa u ngutur.
Ujori Lidhja e Venusit me Neptunin do ju ndriçojë ditën nesër duke ju ndihmuar të kuptoni faktin se njerëzit kanë të drejtë të jenë të ndryshëm dhe se pa këtë diferencë, bota do të ishte një vend shumë më i keq. Vërtetë dëshironi që të gjithë të jenë si ju?
Peshqit Udhëheqësi juaj, Neptuni, ndërlidhet me Venusit, planetin e dashurisë, duke ua bërë më të lehtë të ndjeni dhimbjet e të tjerëve. Por kurrsesi nuk duhet të lejoni që dhimbja e tyre të bëhet dhimbja juaj. Ndihmojini të tjerët të zgjidhin problemet nëse mundeni, por mos lejoni që problemet e tyre t’ju mbysin edhe ju.