META NE KONFERENCE SHTYPI - Presidenti, Ilir Meta, duke folur ne nje konference shtypi per kthimin e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe pyetjet qe i ka ngritur Komisionit te Venecias lidhur me miratimin e tij. /r/n/r/nPRESIDENT AT A PRESS CONFERENCE - President, Ilir Meta, speaks at a press conference on the return of changes to the Electoral Code and the questions he has raised to the Venice Commission regarding its approval.

Kërkesa për të dhënë një opinion mbi dy nënet e Kodit Zgjedhor që heq koalicionin tip tren dhe hap listat nga Komisioni i Venecias, nuk është realisht një sfidë e qetë për të marrë një mendim më të pjekur nga ekspertët e fushës. Por është një tentativë e pastër, që siç ka ndodhur gjithë këto vite, opinionet e Venecias t’i përdorë si batare sulmesh në luftën politike të ditës.

Një parantezë: e mbani mend vettingun. Pasi insistoi meta me Bashën, Donald Lu e çoi draftin në Venecia. Komisioni “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” e KeE e solli në fundin e 2016 dhe u ngrit propaganda e LSI dhe PD-së se e rr ëzoi vettingun.

Në fakt nuk ishte ashtu, juristët thoshin se duhet treguar kujdes për të shqyrtuar karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por nuk dilnin kundër vettingut. Megjithatë procesi u vonua dhe ja jemi sot, që ende nuk janë ngritur të gjithë strukturat e reformës. E njëjta ndodhi në rastin e dekretit të zgjedhjeve. Meta e quan se Venecia i dha të drejtë, po në fakt nuk është ashtu, pasi Komisioni thoshte se ai tejkaloi kompetencat etj, por realisht i dha një armë Metës që të arrijë pakt me Ramën, që të pezullojë kërkesën për shkarkimin e tij.

Megjithatë kërkesa e tanishme ndaj Venecias është një manovër e pastër e tij për të bllokuar zgjedhjet e 25 prillit. Madje nëse e shikon me kujdes e ka edhe në draftin e dërguar në Komisionin “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”. Data e zgjedhjeve që ka dekretuar ai vetë nuk përmendet asnjëherë.

Flet vetëm për zgjedhjet e vitit 2021. Morali? Kërkon të bëjë të njëjtën gjë si një vit më parë; të rrëzojë lojën sapo të nisur. Siç u tentua në vitin 2017 që të bllokohen zgjedhjet parlamentare, duke pasur Parlamentin me mandat të mbaruar dhe vetëm presidentin e zgjedhur Meta në detyrë, që ka “legjitimitet”. Kur Rama arriti marrëveshjen me Bashën dhe hyri në zgjedhje, Meta u bë xh ind, por Berisha i dha një pjesë votash PD-je që të jetë në lojë e ç’bënë; ju vërviten Saimir Tahirit me Adriatik Llallën.

Edi Rama jua dha ish-ministrin e tij dhe nuk u kënaqën. Tahiri dha dorëheqjen edhe nga PS, edhe nga deputet. Donin më shumë. Adriatik Llallës i mbaroi mandati; donin ta mbanin. Edi Rama i tha Bashës; të zgjedhim bashkë një prokuror të përkohshëm; jo tha s’dua se është pazar, mbaj Llallën. E për Llallën pa pikë tu rpi kurdisën një biçim revolucioni Llallist.

E pastaj të ashtuquajtura dosje të keqpërdorura përgjimesh, që realisht nuk arritën nga indicie të jenë prova. Ja shikoni sot rastin e Ilir Metës; ka më shumë se indicije; e mbrojnë pa pikë t urpi dhe s ul m ojn ë me një batare të fr ikshme gazetarin dhe familjen e tij! Po çfarë kërkon Meta me Venecian? Njësoj si në 2017 dhe 2019, ta rrëzojë Edi Ramën pa zgjedhje…. TemA