Çmimet e konsumit shënuan një rritje të lehtë në shtator, ku ndikimin kryesor e dha grupi i ushqimeve.
INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit inflacioni në muajin shtator është 1,5%. Një vit më parë inflacioni ishte 1,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,4%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator, sipas INSTAT, është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8%, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” u ulën me 4,6%, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” me 0,7%.