Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.
Gjithsej 29.000.031 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6.376.863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.239.359), Brazili (4.526.975), Rusia (1.039.705) dhe Kolumbia (806.703).
Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 298.368.
Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vd ekur.