Sllovenia ka paralajmëruar shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Mësohet se autoritetet do të ndalin udhëtimit mes komunave të vendit. Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.
Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet. Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dra matike të përhapjes së koronavirusit.
Qeveria e Janez Jansit, kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë. Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë. Gjatë fundjavës ky vend raportoi gati 14,300 raste aktive të koronavirusit.