Parlamenti spanjoll votoi sot për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për gjashtë muaj. Kjo do t’u japë autoriteteve lokale kompetenca shtesë për të kontrolluar valën e dytë të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të mbetet në fuqi deri më 9 maj, raporton Reuters.

Spanja është një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Evropë, me më shumë se 1.1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 35,000 v d e k j e. “Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas muajsh përpjekjesh dhe sakrificash dhe se ata nuk mund të bëjnë atë që bënë më parë – të përqafojnë familjen dhe miqtë. Por nuk është koha për të lehtësuar masat, kemi javë dhe muaj shumë të vështirë para nesh,” tha ministri i Shëndetësisë Salvador Ilya.