Edhe pse Britani e Madhe po regjistron shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19, të rinjtë ende vijojnë të injorojnë masat anti-COVID. Referuar situatës së krijuar nga pandemia ditët e fundit, autoritetet mjekësore britanike rikthyen një pjesë të madhe të masave anti-COVID, një prej të cilave ishte edhe mbyllja e lokaleve dhe pub-eve pas orës 22:00. Por vendimi për mbylljen e lokaleve dhe pub-eve nuk është pritur mirë nga të rinjtë britanik të cilët janë grumbulluar para ambienteve të tyre mbrëmjen e së premtes.
Kjo bëri që policia të ndërhyjë dhe t’i kërkojnë qytetarëve që të shpërndaheshin, ndërsa shoqëruarn personat të cilët nuk iu bindën urdhrit të efektivëve.