Juventusi luan në transfertë ndaj Krotones ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t në Serinë A. Është një ndeshje ku të besuarit e Pirlos do të kërkojnë vetëm fitoren. “Zonja e Vjetër” do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme ditën e sotme, siç është ajo e Kristiano Ronaldos, i cili është në karantinë, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus. Ndryshimet në formacionin e bardhezinjve janë të shumta, teksa në majën e sulmit do të jetë Morata, i mbështetur pas tij nga Kulusevski dhe Portanova. Sot me Juventusin debuton edhe Federiko Kieza, i cili është vendosur titullar nga Pirlo në krahun e djathtë.