Kryetari i PAA, Agron Duka ka pasur një përplasje në emisionin ‘Repolitix’ me Arben Pëllumbin, sekretar organizativ i PS-së.
Duka ka thënë se nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, pasi Rama ndaloi koalicionet, gjë që është në favor të tij dhe në dëm të Bashës. Marrëveshje ka vetëm nëse Basha është budalla ose i shitur tha Duka.
Duka: Me llogari matematikore ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Se disa vota që dilnin tepër, plus herësit që duhet për një mandat, grumbulloheshin te thesi i opozitës dhe kjo nuk i intereson Ramës. Ky Basha ose me qen budalla, ose me qen i shitur, se s’ka si të jetë dakord dhe të ketë bërë marrëveshje.
Gjatë debatit me sekretarin organizativ të PS, Arben Pëllumbi, Duka ka ngritur tonet duke akuzuar PS si parti mashtruese që po bën çmos që të marrë pushtetin me truke elektorale.
Pëllumbi: O Gon se ke goxha eksperencë…
Duka: Ore çfarë quan lista të hapura ti…mos shkonte në Këshill Politik të thoje duam lista të hapura apo të firmosje 5 qershorin. Nuk zbatuat një zotim
Pllumbi: Kush nuk e zbatoi?
Duka: Ti thu i kam dhënë opozitës, Bashës i kam dhënë mundësi për komisionet…pse nuk i plotësuat ju atë që kërkuam ne, për mosndalimin e koalicioneve?
Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni ju? Po normal për të fituar do mendojmë ne të gjithë për pushtet luftojmë.
Sigurisht Duka ka peshën specifike në zonë, ka votat e tij. Unë kam një vend tjetër në PS, nuk është si unë Goni, ai ka votat e tij unë kam siglën e partisë.