Në një kohë kur inceneratorët janë kthyer në qendër të akuzave të opozitës, për të treguar se ato nuk janë të dëmshëm për mjedisin, kryeministri Edi Rama sjell videon e blogerit të famshëm Nas Daily.

Ky i fundit nëpërmjet një video ka përshkruar të gjithë itenerarin që bëjnë mbeturinat në Singapor, që nga grumbullimi i tyre deri në asgjësimin e tyre në inceneratorë. Nga djegia e mbeturinave me këtë teknologji, shpjegohet në video, prodhohet energji dhe mjedisi nuk ndotet.

Rama ka zgjedhur që përgjigjen për opozitën ta jap nëpërmjet kësaj video.