Kryeministri Rama ka publikuar një video në përgjigje të kryetari të opozitës Lulzim Basha i cili ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ngriti zërin dhe drejtoi gishtin drejt Zija Hysa duke e konsideruar si mjek dhe se meriton të dëgjohet. N) videon e tij Rama ka publikuar dokumenta dhe fakte. Kush është Zija Hysa në të vërtetë?
Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese. Lexo.al/
Ndiqni më poshtë videon e plotë: