Nga njësia administrative Synej dhe Golemi i Kavajës ku ministrja Elisa Spiropali, njëkohësisht e drejtuesja politike për Qarkun e Tiranës, ka nisur turin e saj të dëgjesave me asamblenë dhe banorë të njësive të këtij qarku, është shprehur se Partia Socialiste vijon reformat dhe projektet e rimëkëmbjes për komunitetin dhe se nuk ka më kthim pas tek dhuna e të paaftëve.
“Vizioni shtetndërtues i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të avancuar projektin e Shqipërisë që duam në një nivel tjetër kërkon vullnetin e përbashkët për të vijuar përpara me reformat, investimet e bashkisë, rindërtimin e një sërë projektesh madhore që po transformojnë jetën e komuniteteve për një të ardhme më mirë për fëmijët e këtij vendi. Ndaj nuk ka më kthim pas tek dhuna dhe të paaftët që për dekada me radhë vetëm zaptuan dhe nuk bën asgjë tjetër veç se rropën qytetarët e thjesht e të pambrojtur të Kavajës.” – u shpreh Spiropali
Këtë fundjavë ministrja Spiropali ka zhvilluar një seri takimesh dhe dëgjesash me banorë të njësive të Kavajës, komunitetin rinor, përfaqësues nga biznesi lokal dhe familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.