Ish- deputeti Dashamir Tahiri është lënë jashtë listave të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Për këtë vendim të partisë ka reaguar vetë Tahiri në një postim të bërë në rrjetet sociale. Ai shkruan se dy herët që ka qënë deputet ka përfaqësuar denjësisht komunitetin Çam dhe Vonjatët, mirëpo nuk ka qënë pjesë asnjëherë e pazareve dhe sahanlëpirjeve e sdo bëhet kurrë.

Miq dhe dashamir ,ju njoftoj se do të vazhdoj rrugën time politike,drejt kandidimit.
Në dy herët e kaluara që kam qënë deputet ,kam përfaqësuar denjësisht komunitetin Çam dhe Vlonjatët.

Unë nuk kam qënë kurrë pjesë e asnjë pazari apo sahanlëpirje dhe nuk do të jem kurrë.Kushdo do ta marri përgjigjen nga sovrani në 26 prill pas numërimit të votave‘- shkruan ai në ‘Facebook’.