Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë e ulët. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C deri në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 08°C në 19°C.