Votimi i kandidatëve për deputetë të PD në degën e Kamzës ka degraduar në sherr masiv me grushte dhe sende të forta. Mësohet se disa njerëz të Xhelal Mziut nuk kanë lejuar që kundërshtarët e ish-kryebashkiakut të votojnë kundër. Dy prej anëtarëve të PD që kanë shkuar të votojnë, janë rrahur paq nga badigardët e Mziut. Bëhet me dije se Darvin Zalla dhe Jetmir Prençi që kanë përfunduar në spital, me fraktura dhe plage te shumta. Darvin Zall nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi është personi që te protestat pas shembjes së Teatrit Kombëtar rrahu artistin vizual Gentian Shkurti. Dje me sa duket ka hasur ne hundelesh perderisa e kane bere per spital ne Kamze!
Por si ndodhi ngjarja? Në 17 maj të këtij viti, kur aktorë dhe artistë të të gjitha fushave protestonin kundër vendimit të qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar, në sheshin e teatrit u afrua kreu i PD-së Lulzim Basha. Duke dashur që çështja e Teatrit të mos bëhej politike, artistët kanë bërtitur nuk duam politikë, por në këtë moment militantët e Partisë Demokratike u janë vërsulur artistëve dhe i kanë goditur. Një prej tyre ishte edhe Darvin Zalla, i cili godet dhe hedh përtokë artistin vizual Gentian Shkurti.