Reperi i njohur, Big Basta ka ndarë së fundmi një moment me familjen e tij, teksa rrëfen se ndihet i lumtur për vendimet që ka marrë në të mirë të saj. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shfaqet në makinë me bashkëshorten Vesa Luma dhe djalin Lian, reperi shkruan se familja e tij ka kaluar peripeci të shumta për të arritur këtu ku është sot.
“Familja është gjëja më e shenjtë në këtë univers! Jam i bekuar çdo të mijëtat e sekondat, që jam i rrethuar me energji pozitive, me fëmijë, nipër e mbesa, me buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore. Në gjithë rrugëtimin deri më sot, asgjë nuk ka qenë e lehtë sikur duket në foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj që donin të na digjnin dhe budallenj qe mendonin se kishin të drejtë të gjykonin vendimet tona. Në fund të fundit, është jeta jonë dhe vendosim NE për të.
Uroj me shpirt të jeni sa më të lumtur dhe që të kaloni çdo pengesë në jetë. Uroj të keni familjet sa më mirë dhe fëmijët t’ju kenë shëndet! Sa jeni në kohe dhe për aq sa keni në dorë, vendosni për të ardhmen e tyre. Gishtin e mesit për atë që ju bllokon ëndrrat dhe kokën lart se jeni heronj në sytë e familjes suaj! Ju dua shumë, edhe nëse nuk ndajmë të njëjtat mendime rreth fushave të ndryshme! Kemi nevojë për njëri tjetrin në këto kohë injorance!”, ka shkruar reperi./GSH