Pas dy sezonesh në Itali me fanellën e Juventusit, su lmuesi brazilian Douglas Costa u rikthye në orët e fundit të merkatos te Bayerni i Mynihut, këtë herë në huazim një vjeçar, ndërsa në një intervistë për mediat gjermane zbulon se është mjaft i lumtur e konsideron klubin bavarez si shtëpinë e tij.
“Doja të kthehesha prej disa kohësh, pasi këtu ndihem shumë i lumtur, si në shtëpinë time. Gjatë këtyre dy viteve që nuk kam qenë këtu, kam ruajtur kontaktet vazhdimisht me disa futbollistë të skuadrës si Neuer, Kimmich, Boateng e Muller dhe jam shumë i lumtur që ata vlerësojnë mënyrën time në lojës”, u shpreh Douglas Costa.
Në Itali su lmuesi brazilian pati shansin të luajë për dy sezone në krah të yllit portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa në Gjermani do të gjejë sërish në skaudër polakun Robert Lewandowski, që vijon të jetë një “makineri golash”, megjithatë edhe Douglas Costa e ka të preferuarin e tij.
“Lewandowski është një goleador i lindur dhe aktualisht është më i miri në Europë, por po t’u referohemi shifrave gjatë karrierës, Ronaldo është një hap përpara. Ai është një profesionist i vërtetë dhe do të doja të kishim fituar Ligën e Kampionëve te Juventus, por nuk ia dolëm”, tha sulmuesi brazilian.