Në muajin qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.
Jonida solli në jetë vogëlushen Emi, me të cilën na prezantoi vetëm muajin e kaluar duke publikuar për herë të parë foto të portretit të së bijës.
E ëmbla Emi ka ndryshuar rrënjësisht jetën e prindërve të saj dhe sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithë familjarëve!
Tashmë, Jonida e kalon pjesën më të madhe të kohës me të bijën dhe në rrjete sociale nuk i kursen herë pas here pozat e adhurueshme me të voglën.
Së fundmi, ajo na ka sheqerosur të gjithëve me një foto krah Emit, ku nënë e bijë shfaqen të shtrira pranë njëra-tjetrës, ndërsa vogëushja ka mbështetur dorën mbi shpatullën e Jonidës.
“Gjithçkaja ime”- shkruan moderatorja krahas pozës kaq të ëmbël që na e ngriti nivelin e sheqerit!
Rikujtojmë se gjatë një interviste së fundmi, Jonida zbuloi më në fund “sekretin” për të rikthyer trupin në formë menjëherë pas lindjes.
Ajo tregoi se para shtatzënisë është marrë shumë me aktivitet fizik dhe kjo gjë e ka ndihmuar ta ketë trupin në formë të mirë. Megjithatë Jonida shtoi se asnjëherë nuk e ka pasur si qëllim të ruante linjat, por vetëm të kishte shëndet të mirë vajza dhe vetë ajo.
“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë. Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë”, tregoi Jonida.