Nga Ylli Pata

Ka bërë përshtypje në opinionin publik një ac ar im i kreut të opozitës, Lulzim Basha, në daljet “batare” në konferencat për shtyp në selinë e PD-së. Nëse ulje volumin e televizorit, kreu i PD-së ngjante më shumë me Metën të hënën kur i binte tavolinës me pëllëmbë vazhdimisht e sytë i kishte të hapura, gati të “shq yer”. E pikërisht ky shqetësim, apo rritje e toneve papritur ka “rastisur” pikërisht me hapjen e petëve të një lakrori që opozita, por edhe vetë Lulzim Basha, prej kohësh e kishin paraqitur sipas “midesë” së tyre.

Ky shqetësim i Bashës dje dhe sot, nuk duket se ka lidhje thjesht me replikat e ashpra të Edi Ramës, pasi në fund të fundit një duel politik, qoftë edhe i fortë në tone, i jep vizibilitet secilit prej protagonisti. Dy ditët e fundit, një nga kauzat e pompuara shumë prej PD-së, siç është ajo e menaxhimit të mbeturinave urbane, ka nisur të trajtohet me hollësi, që në themelin e saj, pra që nga koha kur kjo çështje menaxhohej nga një institucion që drejtohej nga Lulzim Basha, siç është Bashkia e Tiranës. E ky trajtim ka nxjerrë pjesë nga kapitulli jo shumë i lavdishëm i menaxhimit të çështjes së mbetjeve urbane, nga kunati i Bashës, Erion Isufi.

Në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, për herë të parë nisi të “kanalizohet” një kompani private jo vetëm trajtimi, por edhe mbledhja e mbetjeve nëpër kazanë e grumbuj brenda qytetesh. Po li cia bashkiake sh ke pte në dru çdo fëmijë apo rritur që mblidhte kanoçe bakri apo metale të tjera për t’i shitur në treg të skrapit. Kjo, sepse atëherë nisi një “përqëndrim” i kësaj pune, ku siç shkruajnë këto ditë mediat në vend, shfaqej emri i kunatit të Bashës. E për këto lajme që po dalin në vijëmisi për të kujtuar aferat që kanë prekur kunatin, nuk do të duhej të shqetësohej kreu i opozitës. Pasi dialektika e politikës është e qartë: korr ç’të mbjellësh. Po nise su l  m e batare e ak  uza pafund, do të vijë dita të presësh.

Ndërkohë një formacion serioz politik si opozita, që ka ambicjen të jetë alternativa për të marrë në dorë qeverisjen e vendit, merret me idetë, programin, strategjinë dhe fazat dhe i përçon tek qytetarët duke i kërkuar votat. Doemos së bashku me skuadrën që ke menduar të drejtosh vendin. Nëse ka a k u za, fakte, dokumente, prova, indicje, e gjëra të këtij lloji, çdo subjekt serioz shkon në Prokurori dhe pret me qetësi që drejtësia të bëjë punën e saj.

Ose, së bashku me mediat, të inicojë një proces të plotë investigimi të çdo fakti, apo indicje, që më pas publiku të hetojë ftohtë, duke përballur të gjitha palët në gjininë e materialit mediatik: reportazh, kronikë, reportazh apo shkrim hulumtues. Rrugët e tjera kur një parti politike kthehet në një tribunë ku çdo ditë jepen copa qëndrimesh ku akuzohet e sulmohet, e më pas përgënjeshtrohet me prova, do të sjellin logjikisht kundër reagimin dhe në fund janë si ato rrugët pa krye, ku nuk ka kalim në fund të rrugicës.

Politika nuk mund të jetë reality show ku garuesit për të marrë votat e publikut bër tasin e gë rç asin për të qenë protagonistë, por është një ndërmarrje serioze, madje shumë serioze. Ka në dorë fatet e të gjithë njerëzve që më pas do të zgjedhin në fund…