Prej disa muajsh futbolli shqiptr është në “koma”, kjo për shkak se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin.
Ndërkohë, që duhet t’i jap zgjidhje kësaj situate krize, Armand Duka ka dhënë mend për sfidën Juventus-Napoli që nuk u zhvillua.
“Juventus-Napoli? Ne e kemi parë protokollin, UEFA flet qartë. Nëse një ekip ka të paktën 13 lojtarë negativ nga pandemia, duhet ta luajnë ndeshjen.
Në të kundërt, ndeshja do të shtyhet nëse nuk janë 13 lojtarë të gatshëm.
Të shtunën në darkë duhej që të respektonin rregullat dhe të gjendeshin në stadium kundër Juventusit.
Tanimë merret fitorja 3-0 në tavolinë për Juventusin. Hysaj? Ka luajtur dy ndeshje shumë të mira me Napolin, më vjen keq që nuk luan kështu edhe me Shqipërinë”, shprehet Duka.