Qeveria zvicerane po vlerëson të gjitha variantet, përfshirë një minibllokim ose një shtetrrethim, për vënien nën kontroll të COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë Alain Berset, ndërkohë që numri i rasteve ditore është gati dyfishuar, me një rekord prej 5 583 infektimesh nga një ditë më parë.
“Një mundësi do të ishte mbyllja e dyqaneve për dy javë”, tha Berset, në një konferencë shtypi, ndërsa theksoi se nuk ishte ende koha për të marrë një vendim të tillë. “Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, shtoi ministri, duke nxitur popullsinë të përdorë maska, të lajë duart dhe të ruajë distancën e sigurisë.
Berset përmendi mundësinë e masave më të rrepta vetëm tri ditë pasi qeveria e tij njoftoi uljen e numrit në tubimeve private, vuri masën e mbajtjes me detyrim të maskës në hapësirat e brendshme publike dhe u kërkoi kompanive të kalonin në punën në distancë.