Eric García është dëshira e Ronaldo Koeman. Mbrojtësi spanjoll refuzon të rinovojë kontratën me Manchester Cityn, me synimin që të rikthehet në Barcelonën.

Tashmë edhe Ronald Koeman e ka konfirmuar se pavarësisht situatës ekonomike për shkak të COVID-19, janë duke tentuar që ta transferojnë 19-vjeçarin.

“E duam këtu Eric Garcian. E dimë se tema ekonomike në klub është e komplikuar”, tha ai.