Një çift nga Zvicra i kanë vendosur një emër të çuditshëm vajzës së tyre. Ajo quhet Twifia. Çifti shpjegon se rastësisht panë një reklamë në Facebook nga një kompani lokale e quajtur Twifi, ku thuhej se nëse e quani fëmijën Twifia ose Twifius, do të përfitonin internet falas për 18 vite rresht. Ata vendosën që ta quanin vajzën e tyre Twifia.

Çifti preferoi të mbetet anonim dhe të mos zbulojë emrin e plotë të vajzës së tyre. Por ata deklaruan se paratë që do të paguanin për internetin, do t’i vendosin në llogarinë e kursimeve që kanë hapur për vajzën e tyre.

Prindërit thonë:

Ne duam të mbetemi anonim për ata që na rrethojnë sepse nuk duam të justifikojmë veten. Sepse akuza që kemi shitur emrin e fëmijës sonë na godet shumë fort. Na vjen pak turp.