Media të keqinformuara kanë raportuar se prej vitit 2021, Bashkimi Europian do të rikthejë vizat me Shqipërinë.

E VERTETA NUK MUND TE JETE ME LARG DHE ME E SHTREMBERUAR SE KAQ!

Konkretisht, çfare ndodh?!

Prej 1 janarit të vitit 2023, vendet e Bashkimi Europian kanë propozuar (jo vendosur) të aplikojnë një sistem të ri sigurie për të gjithë udhëtarët e nacionaliteteve jashtë unionit.

Këtij aplikimi i nënshtrohen të gjithë shtetasit amerikanë, zviceranë, britanikë, japonezë, e çdo nacionalitet tjetër që nuk është pjesë e 27 vendeve të unionit, por që ka marrëveshje të lëvizjes së lirë (ne total 61).

Vende si Rusia apo Turqia, përshembull, nuk kanë nevojë të plotësojnë këtë sistem sepse shtetasit e tyre duhet të marrin vizë dhe përpara pajisjes me vizë bëhen të gjithë verifikimet përkatëse, duke përjashtuar nevojën e këtij vetdeklarimi.

Sistemi ETIAS (European Travel Information and Authorisation System) është një formular që plotësohet online dhe që merr më pak se dhjetë minuta kohë për plotësimin e tij.

Të dhënat e personit shkojnë automatikisht në sistemin e Europolit, që kryqëzon të dhënat me databazën e saj për personat që mbartin rrezik të lartë terrorizmi apo emigracioni të jashtëligjshëm.

Formulari, në asnjë mënyrë nuk pengon lëvizjen e lirë të shtetasve të 61 vendeve që kanë marrëveshje të lëvizjes së lirë me BE, përfshirë Shqipërinë.

Qëllimi i tij i vetëm është të përmirësojë masat e sigurisë së brendshme brenda Bashkimit Europian.

Është e rëndësishme të theksohet se formulari që plotësohet për më pak se 15 minuta online është i vlefshëm për tre vite, gjatë të cilave nuk parashikohet asnjë kufizim për numër lëvizjesh, që do të thotë që personat që plotësojnë këtë formular mund të hyjnë dhetë dalin sa herë të duan nga Bashkimi Europian.

Bashkimi Europian parashikon qe 95% e aplikimeve do te aprovohen automatikisht.

Personat me precedente kriminale apo qe figurojne ne databazen e Europolit mund te verifikohen deri ne 4 jave dhe eshte ne diskrecionin e BE qe te aprovoje apo jo hyrjen e tyre ne Unionin.

Mbajtësit pasaportave shqiptare që udhëtojnë drejt Bashkimi Europian në datën 1 janar 2023 duhet të plotësojnë formularin të paktën tre ditë përpara, në 28 dhjetor.

Rregulli për të plotësuar formularin deri në 72 orë përpara udhëtimit është i vetmi kriter që duhet respektuar në lidhje me ETIAS.

Ne praktike, per shqiptaret, sistemi i ri ETIAS thjesht zevendeson pyetjet qe rendom u nenshtrohemi neper aeroportet e Europes, ne lidhje me qellimin e vizites, vendin ku po shkon, arsyet, etj.

Eshte e rendesishme te theksohet edhe nje here me shume se ky sistemi nuk eshte nje vize, nuk eshte as nje kufizim qe vendoset per shqiptaret, por vetem nje sistem shtese sigurie qe vlen njesoj per te gjithe qytetaret jashte unionit, perfshi amerikanet, zviceranet, norvegjezet, britaniket, etj.

Keqinformimi 1. Nuk behet fjale per nje sistem vizash, por nje certifikate te thjeshte sigurie, qe merret online, pa pagese, brenda 15 minutash.

Keqinformimi 2. Nuk eshte nje mase qe merret per Shqiperine! Çdo shtet i botes i nenshtrohet ketij rregulli. Si shqiptaret, formularin e plotesojne amerikanet, zviceranet, britaniket, norvegjezet, japonezet, e kushdo tjeter, madje edhe Vatikani!

Keqinformimi 3. Nje sistem i tille absolutisht nuk hyn ne fuqi ne 2021. Ne rastin me te mire, sistemi i verifikimit hyn ne fuqi ne 1 janar 2023, por edhe kjo eshte e pasigurte pasi qe ne vitin 2016 Bashkimi Europian thote se do te aprovoje dicka ate tille.