Fatos Lubonja ka komentuar krijimin e partive të reja, ndërsa ka folur për News 24.
I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë. Të njëjtën gjë pohoi analisti edhe për Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.
“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.
Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama? Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.