Ish su lmuesi i Manchester United, Louis Saha, e ka mirëpritur transferimin e sulmuesit, Edinson Cavani dhe mendon se ai do ta ndihmojë ekipin e Ole Gunnar Solskjaer ta tejkalojnë startin e dobët të sezonit. Cavani u transferua te Man United si lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Jam i entuziazmuar për këtë transferim”, u shpreh Saha për Goal. “Do të kisha dashur të ishte blerë në vitin 2019, e kam ndjekur atë që kur ishte te Napoli. Jam Parisien dhe i kam parë shumicën e 200 golave që i ka shënuar. Ai konsiderohet legjendë te PSG”, u shpreh Saha.

“Ai është garanci (për su lmin). Cavani të jep fuqi me lëvizjet që bën, aftësitë për t’i vënë në pozitë të vështirë mbrojtësit, dhe shënon gola. Ai është blerje e mirë”.