Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 3-1 Barcelonën, duke u larguar nga Camp Nou si fitues të El Clasicos.
Që në fillim ndeshja nisi me spektakël, teksa skuadra e Zidanit kaloi në avantazh me anë të Valverdes në minutën e 5’. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi Fati barazoi shifrat në minutën e 8-të. Pas kësaj rastet për të dyja skuadrat ishin të shumta, por asnjëra nuk ia doli të shënojë golin e avantazhit në pjesën e parë. Pikërisht golin e avantazhit e gjeti Reali në minutën e 63’, teksa pas një penalltie të fituar nga Ramos, ishte pikërisht ky i fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin të tijve. Ky gol duket se i tronditi katalanasit, të cilët dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. Për të hipotekuar fitoreën e madrilenëve, mendoi Luka Modriç, i cili pas një aksioni të ndërtuar vetë, ia doli të shënojë në minutën e 91’. Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditen në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.