Që prej nisjes së muajit tetor, delegatët e Partisë Socialiste në qarqe, kanë nisur turin e tyre të takimeve me asambletë e njësive respektive. E deleguara politike e PS në Qarkun Tiranë, ministrja Elisa Spiropali, gjatë takimeve në bashkinë Kavajë ka zhvilluar edhe takime me banorë dhe anëtarë të rinj të PS të njësisë Helmës.
Ministrja Spiropali u shpreh se nuk mund të ketë më kthim pas tek ata që për 30 vjet nëpërkëmbën të gjallë e të vdekur, dhe se më shumë drejtësi dhe investime do të ketë në mandatin e tretë qeverisës.
“Asnjë hap pas tek Iliri dhe Saliu, që për 30 vjet nëpërkëmbin të gjallë dhe të vdekur. Bashkë në 25 Prill për më shumë drejtësi në sallën e gjyqit dhe në shoqëri, më shumë investime në infrastrukturën rrugore dhe arsimore, për rehabilitimin e ujësjellsave, ndërtimin e rrugëve, për rindërtimin dhe, për punët e kryera dhe angazhimet e reja.” – u shpreh Spiropali.
Në bashkinë Kavajë Qeveria Shqiptare ka nisur një sere projektesh dhe investimesh me karakter infrastrukturor, siç po zbatohet edhe një nga 5 projektet më të mëdhenj të Qeverisë, përsa i përket rehabilitimit të ujësjellësave, i cili do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 42 mijë banorë.